20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Autori i vrasjes së ambasadorit rus u shkarkua nga detyra pas tentativës për grusht shteti në Turqi

Më të lexuarat

Pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, agjencia e lajmeve ruse ‘Tass’ shkruan se autori i identifikuar si Mevlut Mert Altintas, ish-pjesëtar i policisë turke, ishte shkarkuar nga detyra pas tentativës për grusht shteti korrikun e kaluar në Turqi. Ndërkohë sipas agjencisë turke “Haberturk” 22-vjeçari ka qenë pjesëtar i organizatës së Fetullah Gulenit, të cilin autoritet turke e akuzojnë për tentativën e grushtit të shtetit.

Ambasadori rus Andrey Karlov humbi jetën si pasojë e plagëve të marra, pasi u qëllua me armë gjatë kohës që po mbante një fjalim në një ekspozitë në Ankara.

3B86162A00000578-0-image-m-28_1482174943879

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit