Autobusi i gjatë si treni

0
55

Autobusi më i gjatë në botë do të qarkullojë gjatë vjeshtës në rrugët e qytetit gjerman Dresden. Transporti publik i këtij qyteti do të pasurohet me një autobus të gjatë 30 metra dhe me të do të mund të transportohen 256 udhëtarë.

Shoferët do të duhet të shkojnë në një trajnim të veçantë për shkak se autobusi “Autotram Extra Grand” është i pajisur me kompjuter. Autobusi është i ndarë në tri pjesë dhe do të jetë i vështirë për ta vozitur, ngase është i konstruktuar në atë mënyrë që pjesa e prapme e autobusit gjatë gjithë kohës të përcjellë pjesën e përparme dhe pjesën e mesme.

Tri nyjat e bëjnë autobusin trepjesësh më fleksibël. Përveç sistemit të sofistikuar drejtues, autobusi ka të instaluar edhe sistemin hibrid: me gaz dhe energji elektrike, ku mund të qarkullojë deri në tetë kilometra me bateri rezervë. Autobusi është konstruktuar nga një grup ndërmarrjesh dhe institucionesh kërkimore (IVI). Megjithatë, firma që e ka konstruktuar autobusin më të gjatë në botë thotë se do të duhen edhe disa vjet për fillimin e prodhimit serik të tij./zeri/kohaislame