7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Australia s’pranon martesa të hemoseksualëve

Më të lexuarat

Parlamenti australian pas disa ditë të debatit të ashpër e hodhi poshtë me shumicë të madhe mundësinë që të legalizohet martesat homoseksuale.

Kundër martesave të tilla kanë votuar 98 deputetë, krahas 42 anëtarëve të Parlamentit, duke e përfshirë edhe kryeministren Xhulija Gilard dhe liderin opozitar konservativ Toni Abota, të cilët kanë votuar në Dhomën Përfaqësuese të parlamentit. Gilard ua la laburistëve të saj që të vendosin për këtë çështje sipas ndërgjegjes së tyre, pavarësisht prej asaj se çfarë është qëndrimi i partisë, përderisa opozita ka qenë e vetmja në qëndrimin se do të votojë kundër. Duke e pasur parasysh se çështja për martesat bie në kompetencë të legjislacionit federal, e cila martesën e definon si bashkësi mes burrit dhe gruas, kjo e përjashton mundësinë bashkësia civile mes partnerëve nga gjinia e njëjtë të pranohet si martesë në këtë vend./K.sot/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit