16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Australi, e mbuluar në Senat (FOTO)

Më të lexuarat

Pauline Hanson, lideri i partisë së ekstremit të djathtë “Një Komb” hyri në Senatin e Australisë e veshur me burka.

Hanson hyri në Parlament e mbuluar plotësisht, ndërsa bëhej gati debati për kërkesën që partia e saj bëri për ndalimin me ligj të ferexhesë në Australi. Gjatë fjalës së saj, Hanson i kërkoi Parlamentit që të ndalojë ferexhenë, diçka që jo vetëm shkel të drejtat e grave, por do të ndihmojë në luftën kundër terrorizmit në vend, ku së fundmi nuk kanë munguar sulmet.

Por, gjesti dhe fjalët e saj nuk u vlerësuan aspak nga prokurori i përgjithshëm George Brandis, një ministër i qeverisë, i cili dënoi veprimet e saj dhe i tha se duhet të ketë kujdes se po ofendon grupe fetare. Brandis tha se Australia nuk do të ndalojë ferexhenë, duke marrë mjaft duartrokitje edhe nga partitë opozitare.

Mediat australiane shkruajnë se propozimi për ndalimin e ferexhesë zor se do të grumbullojë mbështetje të mjaftueshme në Parlament.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit