12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Australi, burri gjen 5.5 kg ar

Më të lexuarat

Fati i papritur i një kërkuesi amator ari në Australi e ka merituar të kthehet në lajm për mediat botërore. Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, gjeti një copë të madhe ari 5,5 kilogramëshe teksa përdorte si përherë detektorin e tij të metaleve.

Floriri ndodhej 60 centimetra nëntokë, në një zonë pranë qytetit Ballarat. Vlera e tij llogaritet në më shumë se 315.000 dollarë. Ekspertët vendas thonë se kjo zonë ishte kontrolluar për flori prej dekadash të tëra, por deri më tani nuk ishte bërë kurrë një zbulim i tillë. Pronari i një dyqani floriri në Ballarat, Cordell Kent, rrëfen se ka qenë kërkues dhe tregtar ari për 20 vjet.

“Nuk mbaj mend kur ishte hera e fundit që u gjet këtu një copë e tillë e metalit të çmuar dhe në atë rast pesha nuk kalonte 3 kilogramët”, thotë ai. Zbulimi i jep një perspektivë të re të kërkimit për flori në zonë. Kemi 162 vjet të mbërthyer nga ethet e arit, rrëfen Kent, dhe fakti që në Ballarat paska akoma mundësi për të gjetur diçka, është mbresëlënës.

Një pjesë e meritës për zbulimin e rrallë me sa duket i takon detektorit të metaleve, i cili ishte mjaft i sofistikuar aq sa arriti ta zbulonte masën e florinjtë në një thellësi të tillë, sidomos në një kohë kur zona ishte kontrolluar shumë herë në të kaluarën, por pa sukses.

[iframe width=”420″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/SvdtiEGBh0g” frameborder=”0″ allowfullscreen]
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit