5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Audi R8 redizajn, edhe më i rrezikshëm

Më të lexuarat

Audi R8 bën pjesë në veturat prestigjioze super-sportive e cila me mundësitë dhe performancat e saj, qëndron krahë për krahë me konkurrencën tejet të fortë. Modeli i ri, i cili ka shumë përmirësime në krahasim me modelin paraprak, për blerësit do të jetë në dispozicion në fund të këtij viti.

Audi R8 është i gjatë 4.44 metra, i gjerë 1.90 dhe i lartë vetëm 1.25 metra. Audi R8 është zhvilluar dhe është prodhuar nga ana e kompanisë Quattro GmbH, ndërsa detajet e reja e bëjnë dizajnin e saj edhe më tërheqës. Maska e përparme një pjesësh me këndet e epërme të lakuara, është ngjyrosur me të zezë shkëlqyese dhe ka kornizë kromi sikur te modeli V10, edhe mbrojtësi para është plotësisht i ri, ndërsa përthithësit e ajrit, kanë nga tre shirita.

Dritat e përparme LED me teknologjinë e re, tani janë në pajisjet bazë në të gjitha versionet e modelit Audi R8, dritat LED dominojnë edhe në pjesën e prapme, ku njëri nga inovacionet nga kompania Audi, është treguesi i drejtimit me pamje dinamike në pjesën e poshtme të dritave – ndriçon gjithmonë në drejtimin jashtë, në të cilin vozitësi dëshiron të kthehet. Në të gjitha versionet e motorëve, sistemi i gypave të gazrave, përbëhet nga dy gypa të rrumbullakët me ngjyrë të zezë me shkëlqim. Blerësit mund të zgjedhin deri në 8 ngjyra të ndryshme.

Enterier super-sportiv

Edhe enterierit i është kushtuar një vëmendje e posaçme, duke filluar nga ulëset tejet të rehatshme dhe sportive, pastaj timoni sportiv në të cilin janë të integruar edhe shumë komanda të audio-s, dorëza sportive e marshit, kompjuteri i rrugës, etj. Pamjen sportive e shtojnë edhe më shumë detajet e shumta nga kromi që gjenden gati në të gjitha sipërfaqet e brendshme, duke përfshirë edhe kornizat e pajisjes së klimës. Edhe pedalet janë nga kromi me shkëlqim, çka tregon se vërtetë kemi të bëjmë me një super-veturë sportive. Ulëset e përshtatshme me kornizë nga plastika, janë përforcuar me fibër xhami (GFRP), derisa materialet janë tejet të buta dhe të këndshme për prekje.

Motori me fuqi të jashtëzakonshme

Motorët që gjenden në Audi R8, janë punuar me dorë. Motori V8 me vëllim 4163 ccm është një agregat i fuqishëm atmosferik, i gatshëm për kushte të rënda të punës. Në kombinim me transmisionin e ri S tronic me shtatë shpejtësi, emetimi i gazrave CO2 është zvogëluar për 22 g/km, ndërsa përshpejtimi nga 0 në 100 km/h është përmirësuar për 3 të qindrat e sekondës. Motori benzinë 4.2 FSI ka forcë prej 430 kuaj fuqi pranë 7900 rrot/min dhe momentin rrotullues prej 430 Nm.

Dhe ky motor mundëson përshpejtimin nga 0 në 100 km/h për vetëm 4.3 sekonda dhe zhvillimin e shpejtësisë maksimale prej 300 km/h (modeli me transmision manual: 4.6 sekonda dhe 302 km/h). Për modelin R8 V8 Spyder këto vlera janë 4.5 dhe shpejtësia maksimale prej 300 km/h. Model R8 V8 quattro Coupe me transmisionin S tronic mesatarisht harxhon 12.4 l/100km. Motor V10 ka forcë prej 525 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 530 Nm. Audi R8 V10 Coupe me transmisionin S tronic përshpejton nga 0 në 100 km/h, për vetëm 3.6 sekonda dhe zhvillon shpejtësinë maksimale prej 314 km/h. Versioni me transmision manual përshpejton për 3.9 sekonda dhe arrin shpejtësinë maksimale prej 316 km/h. R8 V10 Spyder me transmision S tronic përshpejton për 3.8 sekonda dhe arrin shpejtësinë maksimale prej 311 km/h. Harxhimet mesatare për modelin R8 V10 Coupe me transmision S tronic, është 13.1 l/100km.

4163 cc

Shpejtësia

300 km/h

Fuqia

500 ps

Harxhimet

12.4.l / 100 km

Teknologjia

Dritat e përparme LED me teknologjinë e re, tani janë në pajisjet bazë në të gjitha versionet e modelit Audi R8, dritat LED dominojnë edhe në pjesën e prapme.

Enterieri

Edhe Enterierit i është kushtuar një vëmendje e posaçme, duke filluar nga ulëset tejet të rehatshme dhe sportive, pastaj timoni sportiv në të cilin janë të integruar edhe shumë komanda të audio-s, dorëza sportive e marshit, kompjuteri i rrugës etj.

Shpejtësia

Ky motor mundëson përshpejtimin nga 0 në 100 km/h për vetëm 4.3 sekonda dhe zhvillimin e shpejtësisë maksimale prej 300 km/h (modeli me transmision manual: 4.6 sekonda dhe 302 km/h).

Harxhimet

Për modelin R8 V8 Spyder këto vlera janë 4.5 dhe shpejtësia maksimale prej 300 km/h. Model R8 V8 quattro Coupe me transmisionin S tronic mesatarisht harxhon 12.4 l/100km

Motori

Motori V8 me vëllim 4163 ccm është një agregat i fuqishëm atmosferik, i gatshëm për kushte të rënda të punës. Në kombinim me transmisionin e ri S tronic me shtatë shpejtësi, emetimi i gazrave CO2 është zvogëluar për 22 g/km, ndërsa përshpejtimi nga 0 në 100 km/h është përmirësuar për 3 të qindrat e sekondës./zeri/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit