6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Aty ku fillon tregimi yt i Ahiretit

Më të lexuarat

Një njeri i mençur dhe i devotshëm, para vdekjes së tij, kishte shkruar dhe e kishte lënë këtë mesazh:

“Kur të më vjen vdekja ime, unë nuk do të brengosem dhe nuk do të kujdesem për trupin tim.

Vëllezërit e mi muslimanë do t’i përmbushin detyrimet e mëposhtme:

– Do të mi heqin rrobat e mia,

– Do të ma lajnë trupin tim,

– Do të më mbështjellin me qefin – dhe

– Do të më nxjerrin nga shtëpia ime dhe do të më çojnë në shtëpinë time të re – në varr.

Shumë njerëz do të vijnë në xhenazen time, dhe jo vetëm kaq, por shumë prej tyre do t’i anulojnë punët e tyre dhe takimet e rëndësishme, që të vijnë të ma përcjellin xhenazen time, kurse shumica e tyre as nuk kanë menduar që të paktën njëherë në jetë të më këshillojnë.

Dhe ja këto janë gjërat që do të merren prej meje: çelësat e mi, librat, çanta, këpucët, rrobat dhe sendet e tjera personale.

Nëse familja ime do të pajtohej, do t’u thosha atyre që gjërat e mia t’i japin si sadakë, ndoshta do të më bëjnë dobi.

Të jeni të sigurtë se dynjaja nuk do të qajë për mua dhe jeta nuk do të ndalet për mua. Jeta do të vazhdojë të rrjedhë më tutje, vendin tim në punë do ta zë dikush tjetër, pasuria ime do të kalojë në duart e trashëgimtarëve të mi, kurse unë do të pyetem për pasurinë, qoftë ajo pak apo shumë.

Gjëja e parë që do të humbasë pas vdekjes sime është emri im. Pasi të vdes unë, njerëzit do të thonë: ‘Ku është i vdekuri?’ Dhe askush nuk do ta përmend emrin tim. Edhe kur do të ma falin xhenazen, dhe kur të më varrosin, do të thonë: ‘Merreni të vdekurin, kthejeni të vdekurin kah kibleja’, dhe përsëri askush nuk do të ma përmend emrin.

Prandaj nuk mund të më mashtroj as origjina ime, as pozita, as fama ime në shoqëri.

O ti, që je ende gjallë! Dije se për ty do të mbajnë zi tri grupe njerëzish:

(1) – Njerëzit që të njohin sipërfaqësisht, do të thonë: ‘I shkreti, i gjori!’

(2) – Miqtë (shokët) tu do të mbajnë zi për disa orë, ose për disa ditë, dhe pastaj do të ju kthehen punëve të tyre dhe bisedave të zakonshme, madje edhe do të qeshin.

(3) – Pikëllimi i thellë do të jetë vetëm në shtëpinë tënde, në familjen tënde. Familja jote do të brengoset për ty për disa muaj ose një vit, dhe pastaj ata do të vendosin në arkivin e kujtesës. Kështu do të përfundojë tregimi yt në mesin e njerëzve, dhe do të fillojë tregimi yt i vërtetë, tregimi i ahiretit.

Do të zhduket bukuria jote, paraja, shëndeti, fëmijët tu dhe familja jote. Do t’i lësh dhe do të largohesh nga shtëpitë dhe pallatet e dynjasë, do të mbetët vetëm vepra jote, dhe vetëm ajo mundet të të ndihmojë në tregimin tënd të ahiretit.

Prandaj, shtrohet pyetja: Çka ke përgatitur për varr dhe për ahiret?

Ky është një fakt, për të cilin duhet të mendosh.

Prandaj, ngulmoni në kryerjen e farzeve, në ruajtjen e nafileve, në sadakën e fshehtë dhe në namazin e natës, ndoshta mund të shpëtoni.”

Kështu e kishte përfunduar mesazhin e tij.

Abdusamed Nasuf Bušatlić;

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit