20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ato që nuk dini për Apple: Përse në iPhone, koha ka mbetur gjithmonë 9:41?

Më të lexuarat

E keni vënë re ndonjëherë?

Në fotografitë institucionale të Apple, në faqen zyrtare dhe në prezantime, ora ka ndalur gjithmonë tek 9:41.

Si ka mundësi?

Kjo gjë ka nisur gjatë prezantimit të iPhone të parë, në vitin 2007.

Shumëkush kishte paralajmëruar që përtej disa risive, në atë ngjarje Apple do të nxirrte edhe smartphone e saj të parë.

Por kur prezantimi po shkonte drejt fundit, dhe Jobs as nuk e kishte përmendur, papritur ai tha: “Ah, ka edhe një gjë të fundit…” dhe nxorri nga mënga asin e tij, shkruan Bota.al.

Gjithcka ishte studiuar në tryezë dhe, me kronometër në dorë, ishte llogaritur që ai moment do të mbërrinte 40 minuta pas nisjes së prezantimit (që niste në orën 9 të mëngjesit).

U vendos të përgatitej fotografia e iPhone që tregonte orën 9:41, me qëllim që kur prezantimi të mbërrinte tek ai moment, ora në foto të tregonte orën reale të atyre momenteve.

Prej atëherë, mbeti zakon.

Screen-Shot-2016-04-02-at-08.07.55

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit