16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Atletico eliminon kampionin

Më të lexuarat

Atletico Madridi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Barcelonën.

Pas humbjes 2 me 1 në Barcelonë në ndeshjen e parë, Atletico arriti të fitojë 2 me 0 në shtëpi dhe kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 3 me 2.

Golin e parë për Atleticon e shënoi Antoine Griezmann në minutën e 36-të.

Në minutën e 87-të, skuadra e Diego Simeones fitoi një penalti dhe Antoine Griezmann u tregua i saktë duke çuar tutje skuadrën e tij.

Me kualifikimin e Atleticos u kompletua katërshja e fundit e “Championsit”. Në gjysmëfinale janë Atletico, Real Madridi, Bayern Munich dhe Manchester City.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit