6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ateisti shqiptar fajëson fenë për sulmin terrorist në Zelandën e Re. Çka me i thanë këtij…?

Më të lexuarat

Nëpër media ftohet si “njohës i çështjeve fetare”, por ajo që ka shkruar pas sulmit terrorist në Zelandën e Re, tregoi se as nuk ia ka haberin fesë. Ai është vetëm një urrejtjes i feve në përgjithësi dhe Islamit në veçanti. E themi këtë pasi e kaluara e tij ishte e lidhur me Islamin, por devijimi i tij e bëri që të jetë një fanatik anti-fetar shumë i madh. Sigurisht, kur ia kthen shpinën besimit atëherë poshtërsia e atij mëkati njeriun e bënë më të keq dhe rasti në fjalë i këtij anti-fetari dhe anti-Islamisti është shumë i qartë.
Ai për sulmin terrorist në Zelandën e Re ku e gjithë bota demokratike dhe e moderuar e ka dënuar aktin, ky i ka bërë fajtor fetë në përgjithësi duke thënë në gjuhën angleze: “Sulmi terrorist në Zelandën e re na tregon se problemi është feja. Jo ndonjë fe e caktuar, por feja në përgjithësi!”

Sa e turpshme është një gjë e tillë të thuhet, kur krejt bota ka deklaruar se terrorizmi s’ka të bëjë me asnjë fe në veçanti dhe as në përgjithësi. Njerëz të tillë, pas këtij sulmi terrorist me motive Islamfobike dhe raciste, duhet të rishikohen në punën e tyre pasi edhe personi në fjalë nxit urrejtje fetare dhe mos durim kombëtar, duhet të merret në pyetje nga organet përgjegjëse pasi ekziston mundësia që ky të nxisë njerëz për të bërë akte të tilla terroriste dhe dhunuese në trevat shqiptare.

Këto njerëz sikur personi në fjalë duhet të ketë kujdes ngase përmes mediumeve që ai punon arrin të bënë propagandë urrejtje mbjellëse dhe përçarje në mesin e popullit shqiptar, sikur ishte dikur raporti për “ekztremizmin” që e turpëroi Kosovën në sy të botës, ku Kosova dhe trevat shqiptare njihen për tolerancën dhe mirëkuptimin fetar, kjo një vlerë e mbjellë nga komuniteti shumicë mysliman ndër vite, vlerë që e njeh bota mbarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit