6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“Ata që vijnë nga jashtë mund të vërejnë ndryshimin në Turqi”

Më të lexuarat

Kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Qaradawi tha se në Turqi ka një ndryshim të rrënjosur. “Ndoshta ata të cilët janë brenda nuk mund ta vërejnë qartë këtë, por ata që vijnë nga jashtë mund të vërejnë shumë lehtë”, tha ai

 

STAMBOLL (AA) – Kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Yusuf al-Qaradawi deklaroi se në Turqi ka një ndryshim të rrënjosur. Ai thotë se “Ndoshta ata të cilët janë brenda nuk mund ta vërejnë qartë këtë, por ata që vijnë nga jashtë mund të vërejnë shumë lehtë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Qaradawi gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë tha se Turqia është një shtet i madh dhe i fuqishëm. Ai theksoi se tani ka një dallim të madh në mes të Turqisë së sotme dhe të asaj kur kishte shkuar për herë të parë në vitin 1967 në kohën e Luftës Arabo-Izraelite.

Ai vuri në dukje se ka ndodhur një ndryshim i rrënjosur në Turqi. “Ndjekim aktivitetet brenda dhe jashtë shtetit pas marrjes së përgjegjësisë për drejtim nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan. Ka një ndryshim të rrënjosur. Ndoshta ata të cilët janë brenda nuk mund ta vërejnë qartë këtë, por ata që vijnë nga jashtë mund të vërejnë shumë lehtë. I shohim zhvillimet dhe punimet e realizuara nga komunat. Lutemi që Turqia e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në histori, të bëhet qendër e menaxhimit të botës islame. Flamuri Islam të valojë përsëri në qiell. Këto territore në të kaluarën që nga Selxhukët, ishin nikoqirë të dijetarëve dhe njerëzve të shkencës”, tha Qaradawi.

Sipas tij, Turqia tani ka një kuadër që ka rimarrë lavdinë dhe nderin që vjen nga historia dhe që në krye të tyre ka një lider i cili mund të ballafaqohet me problemet. Ai shtoi se në Turqi ka ardhur në krye të detyrës një qeveri e cila ka shkundur botën Islame dhe ka hapur horizontet e saj.

“Turqia ka një presidenti si Erdoğani i cili është marrë me problemet e botës Islame dhe ka vrapuar për t’u ndihmuar atyre kudo që janë”, tha ai, duke shtuar se ndaj muslimanëve po bëhen plane dhe komplote helmuese, por që fuqia për t’i thënë “ndal” këtyre është te presidenti Erdoğan.

Në fjalimin e tij, Qaradawi kritikoi edhe qeverinë e Arabisë Saudite. “Arabët mund të jenë të parët ndër ata të cilët i shërbejnë Islamit”, tha ai, duke shtuar se nëse shikohet sot në Arabinë Saudite shihet se veprimet e tyre nuk përputhen me Islamin.

“Këtë e dimë të gjithë. Të gjithë e dini qëndrimin ndaj ekspertëve dhe muslimanëve të kulturuar. Përulësisht edhe i varfëri ndodhet në listën e këtyre njerëzve. Shtetet të cilat drejtoheshin nga njerëzit besnik ndaj besimeve të tyre, kanë mbrojtur dijetarët. Ata të cilët kishin nevojë për ndihmë e vinin me mendimin për t’u strehuar, kushdo qofshin, janë marrë nën krahun e sigurisë”, thotë ai.

Duke folur edhe për rastin e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, Qaradawi thotë se ka pritur me një pikëllim të madh këtë rast. Sipas tij, Khahsoggi ka folur dhe ka informuar për të vërtetën dhe për gjërat në të cilat besonte.

“Çfarë ndodhi me këtë vëllanë tonë? Të gjithë nga ekranet e pamë hyrjen e tij në konsullatë. Të gjithë e dimë se çfarë i ndodhi me hyrjen në Konsullatën e Arabisë Saudite, të cilës mund t’i themi forcë e së keqes. E dimë se kanë ardhur me avion special në mënyrë të përgatitur dhe me plan. Zyrtarët turq, duke filluar nga presidenti dhe autoritetet e sigurisë po tregojnë përpjeke për zbardhjen e rastit duke e ndjekur nga afër atë. Si rezultat i punimeve të tyre, e vërteta do të dalë në shesh dhe do të zbulohen përgjegjësit e vrasjes”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit