10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Asus lanson smartfonin e ri me kamerë prej 23 MP

Më të lexuarat

Kompania e njohur tajvaneze, Asus, ka lansuar smartfonin e ri Zenfone V për SHBA.

Smartfoni i ri është një model i veçantë sepse shkronja “V” simbolizon shkronjën e parë të emrit të kompanisë së njohur të telekomunikimit në amerikë – Verizon. Po ashtu, thuhet se ky smartfon është një model tërësisht i ri me emrin V520KL.


Zenfone V vjen me ekran 5.2-inç FullHD AMOLED, procesor Snapdragon 820, 4 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD, si dhe me baterinë prej 3,000 mAh. Po ashtu, smartfoni i ri ofron mbështetje për veçorinë PowerDelivery 2.0 për karikim të baterisë përmes portit USB-C.

Sa i përket kamerave, Asus Zenfone V vjen me kamerën kryesore prej 23 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë.


Për momentin Asus Zenfone V është në dispozicion vetëm në uebfaqen zyrtare të Asusit, por në Verizon ende jo. Po ashtu, nuk janë zbuluar informatat në lidhje me çmimin dhe se kur do të jetë në dispozicion për shitje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit