11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Assange kërkon strehim politik në Ekuador

Më të lexuarat

Themeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange, ka kërkuar strehim politik në ambasadën e Ekuadorit në Londër, konfirmoi Ministri i Jashtëm i vendit latin.

”Ekuadori është duke studiuar dhe analizuar këtë kërkesë”, deklaroi ministri Ricardo Patino, përpara gazetarëve në kryeqytetin Kuito.

Në 14 qershor, Gjykata e Lartë në Britani vendosi t’i mohojë australianit apelin ndaj vendimit të ekstradimit në Suedi, ku kërkohet nga drejtësia për t’u përballur me akuzat e përdhunimit të dy femrave.

Si themelues i “Wikileaks”, një uebsajt që grumbulloi dhe publikoi qindra mijëra dokumenta sekretë të administratës amerikane, Assange fitoi famë ndërkombëtare, por ai ndiqet prej më shumë se dy vitesh nga drejtësia suedeze, pas padisë së ngritur ndaj tij nga dy vajza.

Mënyra se si australiani 39-vjeçar arriti të përvetësonte një sasi të tillë informacioni të fshehtë nuk është bërë kurrë e qartë.

Aktualisht, Assange vazhdon të banojë në shtëpinë e tij në Londër, në pritje të ekstradimit në Suedi, që sipas vendimit të gjykatës, mund të nisë vetëm pas 28 qershorit./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit