13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Assad: Nuk tërhiqem

Më të lexuarat

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton foli per nje sulm katastrofik kunder Sirise. Por nuk vonoi pergjigjja e presidentit Bashar Al Assad.

Në një interviste për televizionin gjerman ARD, e treta për një media perendimore, prej nisjes së trazirave marsin e 2011, ai nenvizoi se “Amerika po bashkepunon me terroristet me armë dhe para apo mbështetje publike dhe politike, pranë kombeve të bashkuara. Nuk do te jap doreheqjen, nuk tutem perballe sfidave”.
Intervista u regjistrua te enjten ne Damask nga televizioni shteteror sirian. Sa i takon planit te te derguarit te Kombeve te Bashkuara dhe Liges Arabe, Kofi Annan, presidenti sirian e cilesoi shume te mire, por qe po deshton nga disa vende, perfshire edhe Shtetet e Bashkuara.
Sipas tij, Arabia Saudite dhe Katari po furnizojne me arme terroristet, ndersa Turqia u ka dhene ndihme logjistike. Bashar Al Asad u shpreh i bindur se pjesa me e madhe e popullit e mbeshtet. Sipas agjensise se lajmeve SANA, deklaratat e tij erdhen ndersa forcat e armatosura siriane po kryenin nje stervitje ushtarake ne “shkalle te gjere” per te testuar gatishmerine per lufte kunder cdo agresioni te mundshem”. Te dielen, te pakten 35 persona u vrane ne Siri, mes te cileve 17 civile.
Numri i viktimave i rendon bilancit te se shtunes, gjate te ciles u vrane 77 persona, mes te cileve 29 civile, 25 ushtare dhe 13 kryengrites. Mbi 17 mije persona jane vrare ne Siri. Nje shifer e perditesuar e observatorit sirian per te drejtat e njeriut. Ekzaktesisht jane 17 mije e 12 te vrare nga te cilet 11.815 civile dhe 4316 anetare te ushtrise se sherbimeve te sigurise dhe 881 dezertore.
I dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Annan do të takohet me presidentin sirian Bashar al Assad në Damask, për të diskutuar mbi planin 6-pikësh të paqes.
Takimi vjen pasi z.Annan vlerësoi se deri tani plani ka dështuar në dhënien fund të dhunës në vend. Një javë më parë, një takim i fuqive të mëdha bëri thirrje për një qeveri tranzitore në Siri.
Nga ana e tij, Assad ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të destabilizojnë Sirinë duke u ofruar mbrojtje politike “bandave” në vendin e tij.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme siriane, Jihad Makdissi tha për agjencinë e lajmeve “AFP” se bisedimet do të fokusohen në planin 6-pikësh i cili u ndërmjetësua nga z.Annan më herët gjatë vitit.
Në një intervistë të publikuar të shtunën, Annan tha për gazetën franceze “Le Monde” se plani për Sirinë deri më sot ka dështuar në frenimin e gjakderdhjes.
Një ditë më herët ai i rekomandoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së se, në vend të mbikëqyrjes së armëpushimit në Siri duhet të fokusohet tek ndërmjetësimi politik.
Korrespondenti i BBC, Jim Muir në Liban thotë se pas përpjekjeve të dështuara për të hapur rrugën për një dialog politik, theksi po vihet në arritjen sa më parë të një zgjidhjeje politike.
Por z. Annan ka në rrugën e tij përpjekjen e vështirë për të kapërcyer rrethin vicioz të fajit dhe inkriminimit mes regjimit dhe kundërshtarëve të tij, shton korrespondenti./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit