9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Asnjëherë nuk kam besuar për këso votimi poshtrues të deputeteve te parlamentit të Republikës së Kosovës

Më të lexuarat

U bënë rezil, bënë turpin, zhgënjyen, dërguan porosi poshtruese, dekurajuese opinjonit. Do të mbahen mend, për të keq, për shkatrrimin e insticioneve të Kosovës. Këta 82 deputetët nuk mbajtën llogari për shtetin, nëse jo për tjetër, këte nënçmim mos ta bënin për hirë të të afërmive, për hirë të familjeve të tyre.
Duke u mbështetur në disa analiza, nga ekspert të cilët janë njohës të situatave të krijimit të turbullirave, kurdisjeve të skemave për sharje dhe manipulime, parashtrohet një dilemë, çka ndodhë me mënyrat aq të poshtra të komunikimit të deputeteve të LDK-së me pak përjshtime, të PDK-së, NISMËS, AAK dhe pjestarëve të tjerë, që votuan për këtë mocionin e poshtër për votbesim të një qeverie, që akama nuk i ka bërë as tre muaj të qeverisjes.
Deri kur do t’i kenë rrugëtim të tyre, komunikimin e mbrapsht para opinionit publikë, por edhe herë herë të shihen edhe të buzqeshur në takimet e tyre, krejt largë syrit të atyre njerëzve, që janë në halle të mëdha, se çka po ndodhë me të zgjedhurit politik të tyre. Ndoshta edhe me të drejtë dyshohet se një pjesë e fjalorit konfliktuoz brendashqiptar, që po ushtrohej nga disa partiak shqiptarë, e kanë edhe dozë të porositur nga menaxherët që nuk ia dojnë të mirën shqiptarëve.

Këta menaxher të poshtër, ndoshta edhe për kundër vlerë e kanë obligim, që të ruajnë linkun biznesor të bosave partiak shqiptar. Atyre iu konvenon sharja ndërshqiptare, por edhe më tepër i konvenon, që këta akter partiak, ta shajnë edhe qeverinë.
Shanin dhe sulmonin gjithkend që kishte guximin të mendonte ndryshe nga ata, u bënë rezil, bënë turpin, zhgënjyen, dërguan porosi poshtruese, dekurajuese opinjonit publik të brendshëm dhe ndërkombëtar, se shqiptarët akoma nuk i kanë përvetësuar vlerat demokratike për garime ndërpartiake.
Për këtë arsye, historianët dhe disa intelektual që janë të partizuar, që po paraqiten edhe si dëshmitar të këtyre ngjarjeve, nuk duhet të jenë aq shumë të përukulur apo edhe të përululur para punëdhënësve të tyre, nuk duhet t’i nënçmojnë titujt doktorash apo magistrash që i kanë.
Nëse jo për tjetër, këte nënçmim mos ta bënin për hirë të të afërmive, për hirë të familjeve të tyre. Ngjarjet dhe aktorët për organizimin politik të shqiptarëve, mos t’i përshkruajnë dhe t’i citojnë rrejshëm nëpër broshuarat dhe paraqitjet e tyre nëpër media.
Një pjesë e profesorëve universitar nga rradhët e këtyre partive LDK, PDK, NISMA, AAK dhe përkrahësit e tyre, është koha e fundit që të mundin vetëvetën, të dalin nga vazaliteti i gjumosur, nga skemat nepotiste si dhe nga gëzhojat poshtruese servile në të cilat gjenden.

Prof. Dr. Nazmi Maliqi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit