7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“Asnjë vend, asnjë institucion nuk mund të dyshojë në vendosmërinë e Turqisë”

Më të lexuarat

Erdoğan paralajmëroi se operacioni në Afrin do të vazhdojë në Idlib dhe shtoi se do të shkojnë edhe në Munbixh për t’ia dorëzuar atë pronarëve të vërtetë

 

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se tashmë asnjë vend dhe asnjë institucion nuk do të mund të dyshojë në fuqinë dhe vendosmërinë e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dy shekujt e fundit i kemi kaluar gjithmonë me sakrificë. Para syve tanë, pesë milionë kilometra katrorë të vendit tonë u plaçkitën pothuajse me gënjeshtra, mashtrime, këmbime, mashtrime diplomatike, ndërsa këtij vendi i mbetën 780 mijë kilometra katrorë. Me sa duket, dikush edhe këtë e shikon shumë për ne. Ata na detyruan aq shumë sa që më në fund zgjuan gjigantin nga gjumi”, tha Erdoğan në një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Presidenti turk potencoi se Turqia nuk do të mund të zbatojë objektivat e saj nëse nuk përparon në mënyrë të balancuar në çdo fushë, nga politika e jashtme e deri tek ekonomia, shëndetësia, industria e mbrojtjes dhe bujqësia.

“Pikërisht nëse nuk vperojmë kështu atëherë do të biem në situatën e një shteti karikaturë për të cilin ka shumë shembuj në të kaluarën. Nëse sot Turqia vendos në mënyrë të vendosur një vullnet të sajin për ndonjë çështje, ajo ka besimin dhe sigurinë që mund ta zbatojë atë. Ne për këtë kemi kaluar një sprovë në ekonomi, në diplomaci, në luftën kundër terrorizmit, si dhe në operacionin ‘Mburoja Eufratit’ dhe ‘Dega e Ullirit'”, tha Erdoğan.

“Tashmë asnjë vend, asnjë institucion nuk do të mund të dyshojë në fuqinë dhe vendosmërinë e Turqisë. Mund të rikujtoni kohët e qeverive të koalicionit, kur kishim nevojë për vlera të vogla monetare. Sikur të ndodheshim në të njëjtën situatë, a do ta kishim të mundur të ndërmerrnin operacionet ‘Mburoja Eufratit’ dhe ‘Dega e Ullirit’ në Afrin?”, theksoi Erdoğan, duke shtuar se Turqia tani është duke prodhuar armët e veta dhe madje edhe dronët vëzgjues dhe ato të armatosur.

Erdoğan njoftoi se numri i terroristëve të neutralizuar në operacionin e ushtrisë turke në Afrin është duke arritur në një mijë, ndërkohë që paralajmëroi se operacioni në fjalë do të vazhdojë në Idlib dhe shtoi se do të shkojnë edhe në Munbixh për t’ia dorëzuar atë pronarëve të vërtetë.

Gjithashtu, presidenti turk u shpreh se Turqia do të mbështetet në produktet, softuerët dhe sistemet vendase, me përjashtim të rasteve urgjente.

“Nëse do të jetë e nevojshme, do të shpenzojmë më shumë kohë, madje duke shpenzuar edhe më shumë para, por ne patjetër do të zhvillojmë projektet, produktet tona dhe sistemet tona”, tha Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit