8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Asgjë nuk ndodh pa dijen dhe vullnetin e Allahut, prandaj le të qetësohemi !

Më të lexuarat

Dr. Muhamed Ratib en-Nabulsi

Fatkeqësinë e cila e ka goditur njerëzimin mund të përmbledhim në disa këshilla dhe mesazhe si vijon:

– Asgjë nuk mundet dhe nuk do të ndodhë pa dijen dhe vullnetin e Allahut, prandaj le të qetësohemi.

– Ky virus është një nga krijesat e Zotit dhe nuk mund të dalë nga këto korniza, prandaj LE të jemi të sigurt.

– Nuk ka dyshim se në këtë sprovë ka një urtësi, ndonjëherë e njohim atë dhe ndonjëherë jo – kështu që ta mbajmë në mend këtë.

– Sprovat dhe fatkeqësitë janë ligjshmëri e vendosur nga Allahu, ato mund të jenë individuale dhe kolektive, le ta kuptojmë këtë.

– Kur njerëzit gabojnë dhe largohen nga udhëzimet e Allahut, Allahu ua dërgon atyre ‘ushtritë’ dhe shenjat e Tij, të cilat mund të duken të frikshme dhe shkatërruese, por në thelb fshehin mirësi dhe mëshirë, prandaj gëzohuni.

– Le të mos harrojmë përshkrimin e njeriut në Kuran, se ai është krijuar në formë të përsosur, dhe se Allahu e ka dalluar mbi krijesat e tjera, por edhe se njeriu është i dobët, injorant, i pamatur, i gatshëm për të polemizuar, andaj t’i përmbahemi mirësjelljes.

– Allahu i Lartësuar, ka shpallë në Kuran: “Është e mundur që juve diçka të mos u pëlqejë, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira.” (en-Nisa’, 19), kështu që le të jemi të lumtur.

– Ai gjithashtu ka shpallë: “Dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Me të vërtetë, shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humbin, përpos populli mohues.” (Jusuf, 87), andaj le të kemi durim.

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit