17.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Aselsan-i themelon kompani në Malajzi për sistemet e armatimeve të telekomanduara

Më të lexuarat

Gjiganti turk i industrisë elektronike ushtarake, Aselsan, ka themeluar në Kuala-Lumpur rreth një javë më parë një kompani të titulluar “Aselsan Malaysia Sdn Bhd”, për prodhimin e sistemeve të armatimeve të telekomanduara…

Gjiganti turk i industrisë së elektronikës ushtarake, Aselsan, ka themeluar në Kuala-Lumpur rreth një javë më parë një kompani të titulluar “Aselsan Malaysia Sdn Bhd”, për prodhimin e sistemeve të armatimeve të telekomanduara.

Sipas një komunikate të publikuar nga Aselsan-i në Platformën e Informimit të Opinionit Publik (KAP), kompania e titulluar “Aselsan Malaysia Sdn Bhd” është themeluar për prodhimin e sistemeve të armatimeve të telekomanduara dhe është 100 për qind në pronësi të Aselsan-it.

Komunikata në fjalë thekson gjithashtu se regjistrimi i kompanisë së sipërcituar në Malajzi është regjistruar më datë 19 korrik 2017.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit