14.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

ASADI “NUK MERITON TË JETOJË”

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Francës, Lloren Fabju, ka deklaruar se presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, “nuk meriton të jetojë”.

“Pasi kam dëgjuar dëshmi të tmerrshme të njerëzve që ishin aty, Bashar al-Asadi nuk meriton të jetë në tokë”, ka thënë Fabju pas vizitës që u ka bërë refugjatëve sirianë në kampet e vendosura në kufirin Siri-Turqi, raporton Rel.

Fabju, me Turqinë përfundon turneun rajonal, gjatë të cilit ka vizituar edhe Libanin dhe Jordaninë, ku po ashtu ka numër të madh të të zhvendosurve sirianë.

Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara, numri i refugjatëve sirianë në vendet fqinje ka arritur në 170,000 – 61,000 në Turqi, nga 47,000 në Jordani dhe Liban, si dhe 15,000 në Irak.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit