Asad ende nuk mbledh mend

0
45

Presidenti i Sirisë, Beshar Esad, e përsëriti edhe një herë pretendimin se “vendi i tij ndodhet ballë për ballë me një luftë me mbështetje të jashtme”.

Në fjalën që mbajti me rastin e hapjes së Parlamentit, Esad dha sinjalin se nuk do të ketë ndonjë ndryshim në politikën e dhunës kundër kërkesës së popullit për demokraci dhe liri.

Përpjekjen e popullit sirian, i cili nuk heq dorë nga kauza e tij pavarësisht humbjeve në jetë njerëzish, Esad e cilësoi si terrorizëm duke përdorur shprehjen: “Do të vazhdojmë të luftojmë, por nuk do të ndjekim rrugën e hakmarrjes”.

Nga ana tjetër vazhdojnë reagimet ndërkombëtare ndaj regjimit të Esadit.

Ministri francez i mbrojtjes, Zhan Iv Lë Drian (Jean-Yves Le Drian) në një deklaratë theksoi se bashkësia ndërkombëtare në kuadër të përpjekjeve për të rrëzuar Presidentin e Sirisë, Beshar Esed duhet të shtojë sanksionet dhe presionet ndaj këtij regjimi.

Lidhur me një ndërhyrjeje ushtarake në Siri, Lë Drian, tha se vendi i tij (Franca) në një operacion të tillë mund të kontribuojë vetëm në qoftë se këtë e lejon OKB-ja.

Ndërkaq ngjarjet e dhunshme vazhdojnë në mbarë vendin.

37 vetë kanë mbetur të vdekur nga zjarri që kanë hapur forcat e sigurisë në Humus, Idlib, Derae, Hama, Halep dhe Damask.

Qeveria libaneze pas lindjes së përleshjeve të përgjakshme ndërmjet grupeve pro dhe kundër Sirisë në qytetin Tarabulluz të Libanit dërgoi repartet ushtarake në zonë dhe u dha ushtarëve urdhrin për të qëlluar mbi personat e armatosur pjesëmarrës në këto protesta. /trt/kohaislame