6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

As më pak e as më shumë, Kosova ka 96% musliman

Më të lexuarat

Në Kosovë jetojnë 1.8 milion banorë. Nga këta, 96 përqind janë muslimanë, 2.2 përqind katolikë dhe 1.5 përqind ortodoksë.

Këto janë të dhënat e para të dala nga regjistrimi i fundit i popullsisë. Rreth 93 përqind e banorëve janë shqiptarë, 1.5 përqind janë serbë – pa përfshirë Veriun, boshnjakë 1.6, turq 1.1 përqind.

Përveç etniteteve, në listën e të dhënave  janë edhe qytetarët e regjistruar në bazë të përkatësisë fetare. Nga këto të dhëna del se 1 milion e 660 mijë e 598 qytetarë të Kosovës janë të përkatësisë fetare muslimane.

Sipas këtyre të dhënave, 38 mijë e 223 qytetarë janë të besimit katolik, 25 mijë e 685 të besimit ortodoks.

Në formularët e regjistrimit të popullsisë ishte mundësia edhe të mos e tregonin besimin si dhe t’i mohojnë të gjitha besimet.

Kështu 1209 qytetarë të Kosovës janë deklaruar se nuk i përkasin asnjë feje, ndërsa 7077 nuk janë përgjigjur fare se cilës fe i takojnë.

Ky lajm edhe pse i vjetër, është për ti rikujtuar disa mediave që manipulojnë me shifra. Ua kujtojmë edhe niher Kosova ka 96% musliman me regjistrim zyrtar, ndërsa vazhdoni të mashtroni veten me shifra të rreme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit