11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Artistët e Beogradit, Prishtinës punojnë së bashku, nxisin bashkëpunimin

Më të lexuarat

Në një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, aktorët nga Beogradi e Prishtina janë bashkuar së bashku në një nismë kulturore.

 

“Romeo dhe Zhuljeta”: e Shekspirit është baza e përpjekjes së përbashkët të artistëve nga Beogradi e Prishtina, që po punojnë së bashku prej disa muajsh. Pjesa do të shfaqet anembanë rajonit duke filluar nga marsi.

 

Qëllimi i nismës është të përmirësohen marrëdhëniet Beograd-Prishtinë, si dhe të tregojë dhe nxisë bashkëekzistencën, bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë.

 

Projekti është udhëhequr nga Radionica Integracije (Uorkshopi i Integrimit), një organizatë me bazë në Beograd kushtuar krijimit dhe realizimit të programeve kulturore për njerëzit me paaftësi, dhe Qendra Multimedia, një kompani prodhimi kulturor nga Prishtina.

 

Ideja për nismën erdhi nga Ljubisha Gjeorgjevski, një regjisor teatri nga Maqedonia, qënia e të cilit për një kohë në politikë e frymëzoi të prodhojë një pjesë të famshme të Shekspirit me aktorë nga dy vende të ndryshme.

 

“Çështja e parë është studimi serioz i një urrejtjeje, e dyta është e kundërta e saj, e një dashurie dhe e treta, njëlloj e rëndësishme, e një komunikimi, e një gjuhe si një mur po gjithashtu si një mundësi për takim,” tha Miki Manojloviç, regjisor i pjesës.

 

Ai tha se pret që pjesa do të jetë një prodhim artistik. porse shikuesit do të shohin gjithashtu një kontekst politik në të.

 

“Kur Miki më tha lidhur me këtë ide tetorin e kaluar kur u takuam në Beograd, isha pak i habitur sepse po flisnim për një pjesë të madhe si dhe për një kontekst të komplikuar politik. Që atëhere, ne kemi nisur të punojmë për këtë dhe nuk ka më dilema. Jam i sigurt se ky nuk do të jetë një projekt i rëndësishëm teatri dhe pjesë e madhe, ajo do të jetë shumë më tepër,” i tha SETimesdramaturgu Jeton Neziraj, drejtor i Qendra Multimedia.

 

Ai shtoi se fakti që Manojloviç është një artist popullor në Kosovë ishte ndihmuese për realizimin e projektit.

 

“Ne takuam 71 aktorë nga Prishtina, Peja, Mitrovica dhe Shkupi, që e pranuan këtë ide,” shtoi Manojloviç.

 

“Ky ishte një fillim fantastik për projektin,” tha Neziraj.

 

Arta Selimi, një aktore nga Kosova që do të luajë në pjesë, është dakord se bashkëpunimi midis aktorëve ishte fantastik, gjë që ajo e sheh si një shenjë që rezultatet do të jenë të njëjta.

 

“Ne mund të arrijmë ndryshim pozitiv në shoqërotë tona në qoftë se punojmë shumë si një ekip për të treguar një situatë realiste dhe fakte aktuale lidhur me mjediset tona. Unë besoj se Z. Manojloviç nuk e zgjodhi “Romeo dhe Zhuljeta” rastësisht. Unë besoj në nismën dhe në fuqinë e teatrit,” i tha Selimi SETimes.

 

“Ne kemi nevojë të flasim lidhur me problemin tonë nëpërmjet Shekspirit, jo të jemi të heshtur për të zgjidhur gjërat nëpërmjet komunikimit,” tha Goran Jevtiç, një aktor nga Beogradi në pjesë.

 

Dushan Janjiç, drejtor i Forumit për Marrëdhëniet Etnike me bazë në Beograd, i tha SETimesse nisma dërgon një mesazh se dashuria është më e fortë se dhuna dhe ndihmon njerëzit të kuptojnë rëndësinë e të shprehurit mbështetje për një kulturë jo të dhunës.”

 

“Dashuria lidh njerëzit më fort se urrejtja dhe dhuna dhe kjo nismë sjell këtë mesazh. Ngritja e një kulture të mos-dhunës, një kulture të negocimit dhe tolerancës dhe të zgjidhjes së problemeve me mjete jo të dhunëshme [është e domosdoshme]. Kjo është ARSYEJA pse kjo shfaqje është shumë e rëndësishme,” i tha Janjiç SETimes.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit