5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

ARTI I (KUNDËR) PËRGJIGJES QË TË LË ME GISHTA NË GOJË

Më të lexuarat

Përgjigja mahnitëse që të lë gojëhapur llogaritet art në vete. Vlera e saj bazohet në shpejtësinë dhe korrektësinë e saj. Ajo është sikur një shkëmbë, që mbyll gojën e të marrit.

Në vazhdim keni disa shembuj të kësaj natyre.

***

Bernard Shou dhe një shkrimtar mendjelehtë

Shkrimtari: Unë jam më i mirë se ti, ngase unë shkruaj e hulumtoj për nder (moral) ndërsa ti shkruan rreth pasurisë.

Bernardi: E vërtetë, secili prej nesh hulumton për atë që i mungon.

***

Beshar b. Berdi dhe një injorant

Injoranti: Beshar, kur Allahu ia merr të pamurit ndonjë njeriu, ia zëvendëson atë me diç. Po ty me çka ta zëvendësoi atë?

Beshari: Zëvendësim më dha që të të mos shoh ty.

***

Henri Xhonson dhe një artiste angleze

Artistja: Uh, nuk mund t’i mbaj dot pastër thonjtë e mi në Paris!

Henri: Ngase ti i kruan (gërvisht) shumë ata.

***

I verbri dhe nusja

Nusja: Sikur t’më shihje! Sa e bardhë dhe e bukur që jam!

Dhëndri (i verbër): Nëse je siç thua, ata që shohin nuk do të linin për mua.

***

Burri dhe gruaja

Burri: Nuk ka krijesë të Allahut të Madhëruar më të dashur tek unë se sa ti?

Gruaja: Dhe as më të urryer tek unë se sa ti!

Burri: Falënderimi qoftë për Allahun që më dha atë që desha dhe të sprovoi me atë që urren.

***

Gruaja dhe sofisti

Një grua para një sofisti zvarriste fjalët (fliste me ofshamë) se shumë njerëz e pëlqejnë atë dhe janë duke e penguar.

Sofisti: Largimi i tyre është shumë lehtë. Vetëm fol dhe asgjë tjetër mos bë.

***

Bernard Shou dhe një njeri

Njeriu: A nuk është kuzhinieri më i dobishëm për njerëzit se sa letrari dhe poeti?

Bernardi: Qentë e besojnë këtë.

***

Valltarja dhe Nexhib Mahfudhi

Kur një valltare e njohur ishte duke hipur në veturën e saj luksoze, kishte parë shkrimtarin Nexhib Mahfudhi me një veturë shumë modeste.

Valltarja: Ja se çfarë të ka dhuruar kultura (dhënia pas studimeve të shumta).

Nexhibi: Ja se çfarë të ka dhuruar ty kultura e paktë.

 

Në shqip: Sedat Islami /sedatislami.wp

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit