Arsyet pse duhet t’u lexoni fëmijëve

0
25

T’u lexosh fëmijëve është e rëndësishme.

Gjatë viteve, ne kemi sjellë një sërë shkrimesh, me përfundime studimore dhe jo vetëm, se pse duhet t’u lexojmë fëmijëve që kur janë shumë të vegjël. Madje ka nëna që u lexojnë fëmijëve ndërsa i kanë ende në bark.

Të jemi të sinqertë, ky proces nuk është dobiprurës vetëm për fëmijët, por është një kohë cilësore për vetë prindërit. Do të vijë një kohë kur, si për çdo proces tjetër jetësor, edhe për leximin fëmija nuk do të jetë më i varur nga ju, shkruan botimeshqipe.com

Kështu që shfrytëzojeni sa më mirë të mundeni, për fëmijën dhe për veten.

Dhe nëse keni nevojë për nxitje, ju vijmë në ndihmë ne:

1.Leximi me fëmijën ju ndihmon të lidheni me të. Është gati si ushqyerja: uleni bashkë dhe fëmija pret nga ju, ta ushqeni me histori.

2.Leximi i librave në moshë të hershme i ndihmon fëmijët të aftësohet në të folur. Sigurisht, nuk jeni duke i mësuar fëmijës të lexojë, por ju modeloni tek ai aftësimin gjuhësor që do t’i duhet më vonë.

3.Ekspertët thonë se fëmijët duhet të dëgjojnë 3000-5000 fjalë para se të nisin shkollën. Një gjë e tillë arrihet duke u lexuar. Vetëm në këtë mënyrë ata mësojnë fjalë që me shumë mundësi nuk i dëgjojnë në komunikimin e përditshëm.

4.Rutina para gjumit është shumë e rëndësishme. Leximi në shtrat me kalimin e kohës kthehet në një aktivitet të pëlqyeshëm. Përveç kësaj, të gjithë fëmijët kalojnë disa faza kur vuajnë nga pagjumësia, leximi do t’i ndihmojë të qetësohen.