6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Arsenali dhe Bayern në bisedime për shkëmbimin Ozil – James Rodriguez

Më të lexuarat

Mesut Ozil nuk është duke kaluar momentet e tij më të mira te Arsenali.

Mesfushori gjerman nuk është në planet e trajnerit Unai Emery i cili nuk po e aktivizon si titullar atë.

Kjo situatë nuk po i pëlqen turko-gjermanit që ka kërkuar largimin nga klubi anglez.

Dy skuadrat italiane Inter dhe Milan kanë shprehur interesim për mesfushorin ofensivë, por duket se asnjëra nuk është në planet e gjermanit.

Kësisoj drejtuesit e Arsenalit janë takuar me ata të gjigantit gjerman Bayern Munich.

Mediat angleze dhe ato gjermane kanë raportuar se dy klubet kanë filluar bisedimet për shkëmbimin e dy lojtarëve Mesut Ozil dhe James Rodriguez.

Si Ozil ashtu edhe Rodriguez nuk është i kënaqur me gjendjen e tij në Munich dhe mund të largohet.

Ky shkëmbim i bujshëm mes dy lojtarëve të mëdhenj mund të ndodh gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar të janarit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit