Arrin smartphone në Atom

0
35

CEO i Intelit Paul Otellini, gjatë një bisede me investitorët publikoi një lajm interesant. Ai pohon se një smartphone me Atom do të paraqitet “kah fundi i javës”.

Edhe pse nuk ka informata se për cilën pajisje bëhet fjalë, mund të ndodhë se bëhet fjalë për modelin Lenovo K800 paraqitja e të cilit ishte paraparë të ndodhë gjatë muajit maj, por për momentin vetëm në Kinë. Pritet të jetë i përfshirë procesori Atom Z2460 prej 1.6-gigaherc, që është çipi i parë i platformës Medfield. Nga specifikat tjera, celulari theksohet me ekranin 4.5-inçësh me rezolucionin prej 720p dhe kamerën prej tetë megapiksel, ndërsa do të shitet me Android 4.0 Ice Cream Sandwich.

Sipas testeve të para, çipat Medfield të Intelit kanë performanca të krahasueshme, e në disa madje edhe dukshëm më të mira nga procesorët e bazuar në arkitekturën ARM. Efikasiteti energjik më në fund është i krahasueshëm me atë të procesorëve ARM.