5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Arrihet marrëveshja në Gjermani: 28 orë punë në javë dhe rritje pagash prej 4,3 për qind

Më të lexuarat

Sindikatat dhe punëdhënësit gjermanë kanë rënë dakord për rritjen e pagave dhe orareve më fleksibile të punës, në një marrëveshje të rëndësishme kontraktuale kolektive për industritë metalike dhe elektrike.

Sipas mediave të huaja, Roman Zitzelsberger, kreu lokal i sindikatës së IG Metall, ka bërë të ditur se të dy palët kishin rënë dakord për një rritje pagash prej 4.3 për qind, që nga prilli.

Marrëveshja u jep gjithashtu punëtorëve të drejtën për të punuar vetëm 28 orë në javë deri në dy vjet, duke ruajtur të drejtën për t’u kthyer në një javë pune të plotë në një fazë të mëvonshme.

Stefan Wolf, kreu i grupit punëdhënës Südwestmetall, e përshkroi kompromisin si “të durueshëm por të dhimbshëm”.

Bumi i vazhdueshëm ekonomik i Gjermanisë u ka dhënë sindikatave një dorë të fortë në negociatat për paga këtë vit.

Ekonomia u rrit me 2.2 për qind vitin e kaluar, rritja më e madhe e saj që nga viti 2011, dhe papunësia është në një rekord të ulët.

“Ngritjet e dakorduara të pagesave dhe masat shoqëruese janë në krye të pritjeve”, tha Frederik Ducrozet, ekonomist i lartë evropian në Pictet Wealth Management.

“Banka Qendrore Evropiane duhet ta mirëpresë marrëveshjen. Tregu mund të mos e pëlqejë këtë nëse sinjalizon inflacion më të lartë”.

Marrëveshja mbulon 900,000 punonjës që punojnë në industrinë metalike dhe elektrike në shtetin jugperëndimor të Baden-Wuerttemberg, por do të shtrihet në 3.9 milion punëtorë aktivë në këtë sektor në mbarë vendin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit