11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Arrestohet ushtari amerikan për akuzën e bashkëpunimit me ISIS-në

Më të lexuarat

Një ushtar amerikan dhe një i afërm i tij janë arrestuar pasi akuzohen për bashkëpunim me ISIS-in dhe kishin planifikuar një sulm terrorist në ShBA.
 
Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti amerikan i Drejtësisë një ditë më parë.
 
Prokurorët kanë thënë se 22-vjeçari i ndaluar, pjesë e Gardës Kombëtare, kishte planifikuar për të udhëtuar në Lindje të Mesme në mbështetje të Shtetit Islamik.
 
Gjithashtu, ata kishin planifikuar të kryenin një sulm kundër një objektivi ushtarak në Ilinois.
 
Arrestimi i ushtarit është kryer nga FBI ditën e mërkurë në aeroportin ndërkombëtar të Çikagos, ku ai po tentonte të udhëtonte për në Kajro, ndërsa në të njëjtën ditë është arrestuar edhe i afërmi i tij.
 
Të dy personat akuzohen për konspiracion për të siguruar mbështetje materiale dhe burime për një organizatë të huaj terroriste.
 
Ata mund të dënohen deri në 15 vite burg dhe me një gjobë deri në 250 mijë dollarë, nëse shpallen fajtorë. Deri më tani mbi ta vetëm rëndojnë këto akuza, asgjë nuk është e vërtetuar.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit