16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Arrestohet prokurori, iu gjetën 29 mijë euro në makinë (Video)

Më të lexuarat

Policia e Tiranës prangosi shtetasin Haxhi Giu, 55 vjeç, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë në rrethin e Krujës.
Prokurori Haxhi Giu është një emër i njohur publikisht, pasi ka qënë dhe prokuror i çështjes “Hajdari”, ku mbeti i vrarë deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari.

Ndaj 55-vjeçarit Giu, Gjykata për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Së bashku me prokurorin e Tiranës, në pranga përfundoi edhe 29-vjeçari Aleks Shpori. Ky i fundit kishte vëllain e tij, GJ. Shpori nën hetim për prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike. Gjatë fazës së gjykimit, Aleks Shpori është takuar disa herë me prokurorin e kësaj çështjeje Haxhi Giu, të cilit i ka ofruar shumën 29.000 euro në këmbim të ndryshimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg” për vëllain e tij.

Nisur nga fakti që nuk është bërë e mundur ndryshimi i masës së sigurimit personal “arrest në burg” për shtetasin Gj. Sh, nga ana e prokurorit të çështjes Haxhi Giu është kthyer mbrapsht shuma prej 29.000 euro tek vëllai i tij Aleks Shpori.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit