9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Arrestohet peshkopi, përdhunoi 13 herë një murgeshë

Më të lexuarat

Një peshkop është arrestuar në Kerala të Indisë pasi akuzohet se ka përdhunuar një murgeshë 13 herë mes periudhës nga 2014-2016.

Gruaja 44-vje-vjeçare kishte bërë një kallëzim në polici në muajin qershor, duke pretenduar se Kisha Katolike nuk kishte marrë asnjë masë, pavarësisht apelimeve të përsëritura.

Kjo çoi në protesta të disa murgeshave që i dolën në mbrojtje 44-vjeçares.

Rasti ka tronditur një nga komunitetet më të vjetra krishtere në Indi dhe ka tërhequr vëmendjen kombëtare.

Peshkopi, 54-vjeçari Franco Mulakkal, u arrestua të premten pasi u pyet nga policia për tre ditë, raporton BBC.

Peshkopi Mulakkal, i cili mohon akuzat, do të dalë në gjyq të shtunën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit