12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Arrestohet njëri nga plaçkitësit e 91 mijë eurove të KEK-ut në Pejë

Më të lexuarat

Një 19 vjeçar nga Strellci i Deçanit identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është arrestuar nga Njësitet për Hetimin e Krimeve Serioze të Drejtorisë Rajonale Policore Pejë, lidhur më grabitjen e armatosur të zyrtarëve të KEK-ut  më datën 11.04 në sheshin “ Haxhi Zeka“ në Pejë.

Sipas policisë  në Pejë, plaçkitja e 11 prillit kishte rezultuar me 91 mijë euro para të plaçkitura nga grabitësit bërë zyrtarëve të KEK-ut në pasditen e një jave më parë. Policia Rajonale e Pejës përmes një komunikatë të lëshuar pasditen e së enjtes për media, ka theksuar se “pas një pune intensive të zhvilluar në disa pista hetimi lidhur më rastin e grabitjes së armatosur  më datën 11.04.2012 rreth orës 16:33 në sheshin “ Haxhi Zeka “  në Pejë, Njësitet për Hetimin e Krimeve Serioze kanë arritur që sot më datë 19.04.2012  të arrestojnë njërin nga personat e dyshuar rreth moshës 19 vjeçare nga fshati Strellc i Deçanit dhe kanë identifikuar personin e dytë të dyshuar i cili është në kërkim policor”, thuhet në këtë shkresë të policisë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit