16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Arrestohet një shqiptar në autostradën Beograd-Novi Sad, po voziste me shpejtësi 289 km/h?

Më të lexuarat

Policia e trafikut ka ndaluar në autostradën Beograd – Novi Sad një veturë me tabela të Kosovës i cili thuhet se ishte duke lëvizur me një shpejtësi prej 289 km/h.

Së paku siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, autoritetet policore kanë arritur që ta ndalojnë atë tek stacioni i pagesave.

Po sipas të njëjtës media, thuhet se bëhet fjalë për një shtetas të huaj me kombësi shqiptare, i cili ishte gjobitur 100.000 dinarë (835 euro).

Gjithsesi, ndonëse nuk janë dhënë detaje tjera, në titullin e mediumit serb shkruan se ai edhe është arrestaur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit