4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Arrestohet një burrë, fëmijët tentojnë “ta mbrojnë” – Policia e Kosovës thotë se ishte nën ndikim të alkoolit (Video)

Më të lexuarat

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale shihet një “konflikt” ndërmjet zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe një burri, i cili shoqërohej nga disa fëmijë.

Së paku sipas asaj që thuhet në përshkrimin e videos, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për disa pamje të marra në qytetin e Lipjanit, në të cilat shihen zyrtarë të Policisë së Kosovës duke tentuar të arrestojnë një burrë.

Madje në një moment, duke dashur të rezistojë, ai ka pasur edhe një konflikt fizik me policët.

Çfarë bie në sy është fakti se e gjithë kjo ngjarje jo e këndshme ka ndodhur në praninë e tre fëmijëve, të cilët tentojnë që ta “mbrojnë burrin”.

Lidhur me këtë rast, Policia Rajonale e Lipjanit ka thënë se në videon që po qarkullon në rrjetet sociale paraqitet vetëm një pjesë e ngjarjes.

“Nuk paraqitet i gjithë realiteti, ajo pjesë na qet keq neve si Polici”, kanë thënë për Telegrafin nga Policia Rajonale në Lipjan.

Ndërkohë, në raportin e Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 13.55 në rr. “Lidhja e Prizrenit”, Lipjan.

 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar-me shtetësi të huaj (nën ndikim të alkoolit) pasi që i njëjti duke mos u përfillur urdhrave ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor derisa ishin duke i shqiptuar një tiketë kundërvajtje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

https://www.facebook.com/Official.Emisioni.Shut.NGoll/videos/867266403438383/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit