Arrestohet në një hotel të Prishtinës pedofili nga Rusia

0
65

Artyom Skrobov është arrestuar në një hotel të Prishtinës, pasi që dyshohet se ai është përfshirë në skena me motive të ulëta me fëmijë.

Organet e rendit kanë gjetur se 39-vjeçari Artyom Skrobov merret me krime kibernetike. Në pajisjet e tij janë gjetur elementë të inxhinierisë teknologjike (IT), mjete për “phishing” dhe ndërhyrjes në privatësi përmes softuerëve të fushës së sigurisë.

Skrobov është edhe hulumtues i sigurisë në kompaninë “Check Point”, me interes të veçantë në “inxhinierinë e kundërt” dhe hakimin e nivelit të ulët.

Sipas të dhënave të institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës, nuk dihet nëse Andrey Skrobov ka lidhje të drejtpërdrejta me institucionet e sigurisë së Federatës së Rusisë, por është vërtetuar se i njëjti në Kosovë (Jarinjë) ka hyrë me tren nga Serbia.

Në hulumtimin e redaksisë për Skrobovin, në rrjetin e tij social në Facebook shihet se më 12 tetor ka postuar fotografi nga Kragujevci i Serbisë.

Sipas përmbajtjes së fotografive të postuara, shihet prania e shtuar e fotografive me fëmijë nëpër parqe në qytete të ndryshme nëpër botë.

Gjithashtu, në YOUTUBE , ai shihet tek mban një prezantim hulumtues “sulmet e avancuara me SMS”, gjë që e ndërlidh Artyom Skrobovin, rusin e arrestuar në Prishtinë me dyshimet e përfshirjes në krim kibernetik.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e këtij të dyshuari në raportin e saj 24 orësh për dyshimet për kryerje të veprës penale keqpërdorim i fëmijëve me pornografi.

Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në cilësinë e provave policia ka konfirmuar se ka sekuestruar: një laptop, një telefon mobil, një aparat fotografik dhe një SD kartë.