7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Arrestohet i dyshuari për kërcënim dhe haraç ndaj hoxhës kosovar

Më të lexuarat

Policia e Kosovës e ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënim ndaj profesorit të shkencave islame, Mustafa Bajramit.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani.

Hashani po ashtu ka bërë të ditur se të dyshuarit nga prokurori i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Përndryshe, Bajrami më herët gjatë ditës së sotme kishte bërë një postim në Facebook, duke thënë se i kanë kërkuar haraç prej 35 mijë eurosh nën kërcënimin se do ta vrisnin në rast se nuk e paguan atë.

Madje ai kishte pohuar se kjo shumë ishte zvogëluar falë ndërmjetësimit të një personi të njohur publik.

 

https://www.facebook.com/mustafa.bajrami/posts/10214036158392168

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit