10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Arrestohet deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj

Më të lexuarat

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas deklaratave të tij ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj.

Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëvendësprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha.

Ai ka thënë se Demaliaj do të mbahet në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar deputeti Shkumbin Demaliaj. Arsyeja për shkak të kanosjes ndaj prokurorit Elez Blakaj”, ka thënë Berisha për Telegrafin.

E gjitha ka ardhur pas ngritjes së aktakuzës ndaj Demalisë si anëtar i Komisionit për verifikimin e listave të veteranëve dhe publikimit të listës me veteranët mashtrues në të cilën ndodhej edhe emri i babait të tij.

Pas kësaj, deputeti kishte fyer dhe kërcënuar ish-prokurorin Elez Blakaj në media. Demaliaj kishte thënë se do të merret privatisht me ish-prokurorin Blakaj. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit