Arrestohet aktorja e famshme, akuzohet për trafikim seksual

0
285

Allison Mack, një aktore amerikane e njohur për shfaqjen televizive Smallville, është paraqitur në gjykatë për tu përballur me akuzat për trafikim seksual.

Sipas akuzave aktorja ka shërbyer si mentore dhe ka ndihmuar në operacione të trafikimeve seksuale.

Keith Raniere, udhëheqësi i grupit, është arrestuar nga FBI në Meksikë në mars.

Mack është akuzuar për ndihmën e dhënë për të rekrutuar femra që më pas janë shfrytëzuar për seks tha prokurori i New York.

Gjatë një seance të shkurtër mbrëmjen e së premtes gjyktaësi vendosi se 35-vjeçarja të mbahej në paraburgim. Ajo do të paraqitet përsëri në gjykatë të hënën.

Por prokurori thotë se Raniere kishte ndërtuar një sistem të skllaveve të seksit në grupin e tij Nxivm ku anëtaret femra kryenin marrëdhënie seksuale me të dhe iu vendoseshi në në trup inicialet e tij.

“Allison Mack rekrutonte femrat për t’u bashkuar me atë që supozohej të ishte një grupi i mentorimit të femrave, por në fakt ishte krijuar dhe udhëhequr nga Keith Raniere,”-tha Richard Donoghue, avokati amerikan për Qarkun Lindor në New York.

Prokurorët pohojnë se Nxivm ka tiparet e një skeme piramidale, në të cilën anëtarët paguajnë “mijëra dollarë” për kurse që të rriteshin brenda radhëve të saj.

“Mack drejtpërdrejti ose në mënyrë të indirekte u kërkoi skllevërve të saj … të angazhoheshin në aktivitete seksuale me Raniere,”-pohon deklarata e zyrës së avokatit. “Në këmbim të kësaj, Mack mori përfitime financiare dhe të tjera.”

Nëse shpallen fajtorë, si Mack ashtu edhe Raniere, i cili është akuzuar për trafik seksual, duhet të përballen me të paktën 15 vjet burg.