12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Arrestohen vrasësit e biznesmenit Omar Satin

Më të lexuarat

Policia turke ka arrestuar 4 persona të dyshuar si organizatorë të vrasjes së biznesmenit Omer Satin dhe njëkohësisht ka hedhur poshtë pistën e Shqipërisë, ku ky biznesmen kishte patur konflikte me ortakët e tij shqiptar për një rafineri nafte.
Sipas gazetës turke “Hyrijet”, shuma prej rreth 700 mijë eurosh ka qenë dhe shkaku i vrasjes së biznesmenit 57-vjeçar. Kjo shumë iu dha Omer Satin nga nje biznesmen në Hungari që t’i mundësonte marrjen e një kredie në Turqi.

Sipas mediave turke përveç kredisë që nuk u mor asnjëherë, Omer Satin shpenzoi 700 mijë eurot dhe nuk ia ktheu shokut të tij që menaxhonte një restorant në Budapest.

Ky i fundit u kthye në Stamboll dhe nëpërmjet 2 miqve të tij gjeti një pistoletë dhe dy vrasës me pagesë të cilëve do t’u jepte 70 mijë euro për të vrarë Omer Satinin, transmeton TCH.

Sipas gazetave turke policia turke ka ndaluar pranë vendit të ngjarjes H.K., biznesmenin turk që punonte në Hungari dhe më pas ka verifikuar të gjitha telefonatat e tij të bëra ditën e krimit.

Pas hetimeve të bëra policia ka vendosur të arrestojë biznesmenin turk që punonte në Hungari, 2 shokët e tij si dhe njërin prej atentatorëve, të 4 këta kanë marrë përsipër vrasjen e 57-vjeçarit Satin, ndërkohë që vrasësi tjetër ka ikur pa lënë asnjë gjurmë në drejtim të paditur. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit