9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

ARRESTOHEN TRE TË DYSHUAR PËR SHITBLERJE ARMËSH

Më të lexuarat

Në Gjykatën e Qarkut në Prizren, një gjykatës i procedurës paraprake i EULEX-it, ka caktuar nga një muaj paraburgim për tre persona që u arrestuan të martën nën dyshimin për përfshirje në blerjen dhe shitjen e armëve të paligjshme.

Të arrestuarit po ashtu dyshohen se janë të përfshirë në transportimin e këtyre armëve nga Turqia dhe Shqipëria në Kosovë dhe nga Kosova në Shqipëri.

Ata po ashtu janë të dyshuar se kanë krijuar një grup të organizuar me të dyshuar tjerë, me qëllim të furnizimit, transportit, prodhimin, shkëmbimin ose të shitjes së armëve pa autorizim përkatës.

“Arrestimet dhe bastisjet u urdhëruan nga gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prizren. Gjatë bastisjeve së sotshme u gjetën armë dhe municion”, thuhet në një komunikatë të EULEX-IT.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit