7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Arrestohen tetë shtetas çekë, iu konfiskohet droni me flamurin “Kosova është Serbi” që planifikonin ta ngrisnin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka ndaluar tetë shtetas të Çekisë të cilët kishin planifikuar që sotgjatë ndeshjes e futbollit Kosovë-Çeki ta ngrinin një dronin mbi stadium ‘Fadil Vokrri’ me një flamur me mbishkrim “Kosova është Serbi”.

Falë  Policisë Rajonale të Ferizajt është bërë i mundur ndalimi i tyre në flagrancë ndërsa janë konfiskuar edhe pajisjet dhe flamujt me mbishkrime.

Policia e ka konfrimuar se në mesin e tetë të ndaluarve kanë qenë gjashtë meshkuj dhe dy femra.

Njëri nga çekët kishte edhe nënshtetësi të Serbisë ndërsa që të gjithë me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ky është një sukses i madh i policisë së Kosovës pasi është parandaluar një provokim i cili ka mundur të sjellë shumë telashe në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja zhvillohet të shtunën (sot) nga ora 15:00. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit