8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Arrestohen ‘skifterët’ në Itali, 10 laçjanë në pranga

Më të lexuarat

Policia e Padovës në Itali ka shkatërruar një bandë të rinjsh të përbërë kryesisht nga shqiptarë të moshave nga 17-22 vjeç, të cilët akuzohen se kanë kryer rreth 50 grabitje brenda disa muajsh. Gjatë operacionit, policia ka arrestuar 10 persona, ndërsa 2 të tjerë janë lënë në arrest shtëpiak.
Sipas prokurorit Sergio Dini, grupi ishte i ndarë në 3-4 persona dhe kryente grabitjet kryesisht në zonën Bassanello, ndërsa plaçkitnin 2-3 shtëpi në ditë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve janë nga Laci dhe kishin ardhur para 5 vitesh pa familjet e tyre duke u paraqitur si minorenë, njofton Corriere.
Shërbimet sociale në Padova i kishin strehuar në qendra sociale deri sa të arrinin moshën 18 vjeç. Në krye të grupit ishin shqiptarët Mateus Delilaj, 21 vjeç me pseudonimin Tuci, dhe Ibrahim Sokoli 18 vjeç që thirrej me pseudonimin Ibo.
Ata vepronin kryesisht gjatë natës dhe synonin objektet me vlerë të cilat më pas i shisnin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit