10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Arrestohen pesë kosovarë në Zvicër

Më të lexuarat

Gjashtë persona, ndër ta edhe një punëtor aktual i autoritetit për të huajt, janë arrestuar gjatë kësaj jave në Zvicër.
Ata janë arrestuar për korrupsion dhe për dhënien e lejeve të qëndrimit.
Skandali ka plasur të martën, kur u arrestuan gjashtë persona ndër ta pesë shtetas zviceranë me prejardhje nga Kosova dhe një turk.
Ndër të arrestuarit është një funksionar i lartë i Entit për Migrim dhe dy ish-punëtore (femra 28 dhe 23 vjeçare).
Kryesori është Patriot A. 25-vjeçari nga Kosova me pasaportë të Zvicrës. Ai në vitin 2014 deri më 2016 ka udhëhequr firmën për ndërtime Aliu BigTeam, e cila në gusht të vitit 2016 u mbyll.
Përveç punëve ndërtimore, kompania ka mbajtur punëtorë në të zezën, nga shtetet e lindjes dhe jashtë BE-së.
Për të punuar në këtë kanton, ata është dashur të kenë lejen e punës, të cilën e kanë siguruar për 1000 euro për person, të cilën e kanë siguruar personat e implikuar në rast, që punonin ne entin për migrim, raporton “Blick”, përcjell KTV.
Në lejen që u është dhënë personave të tjerë, ato janë falsifikuar, duke e vendosur vetëm fotografinë e atyre që kanë paguar paratë.
Patrioti ka të kaluar kriminale pasi në Kosovë ishte dënuar me gjashte muaj burg derisa emri i tij është edhe në listat kërkuese ndërkombëtare.
Ai tani akuzohet për trafikim me njerëz, falsifikime dokumentesh korrupsion dhe shkeljen e ligjeve për të huajt.
Nga hetimet e policisë të nisura në fillim të vitit 2016, bëhet e ditur se mund të ketë të tjera arrestime në tërë Zvicrën.

Patrioti ka tentuar javën e kaluar të largohej nga Zvicra, por është kapur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit