13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Arrestohen katër të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore

Më të lexuarat

Policia e Kosovës, ka arrestuar katër persona të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore dhe mundësim prostitucioni.
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas hetimeve paraprake ka realizuar një operacion policor të koduar “Rrethi” në rajonin e Prishtinës me ç’rast ka arrestuar katër persona me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Trafikim në njerëz”.
Në këtë aksion janë arrestuar katër persona, S. P. e lindur me 1972 femër nga Kosova, M. Q. i lindur me 1966 mashkull, F. A. i lindur me 1963 dhe U.P. i lindur me 1981 mashkull, që të tre nga Kosova.

Nga hetimet e zhvilluara nga hetuesit e kësaj drejtorie merret vesh se të dyshuarit tanimë të arrestuar janë marrë në vazhdimësi me veprimtari të tilla kundërligjore si mundësim prostitucioni dhe aranzhim të shërbimeve seksuale për persona të ndryshëm.
Të njëjtit kanë shantazhuar viktimën e mitur të identifikuar nga policia në këtë rast, e cila është intervistuar në prani të mbrojtësit të viktimave dhe zyrtarëve të Qendrës për punë sociale.

Ky operacion policor është realizuar në konsultim dhe me autorizimin e prokurorit përkatës, ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit