7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Arrestohen dy shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Më të lexuarat

Shërbimet e Policisë Kufitare në pikën doganore të Morinës, kanë vënë në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Të arrestuarit janë Ferid Toska dhe Skëndër Driza.
 
Ferid Toska, 48 vjeç banues në Pejë po hynte për në Shqipëri, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga organet e Drejtësisë N.C.B Romë Itali, për veprat penale “Vjedhje me dhunë “ dhe “Pjesmarrje në organizatë kriminale”. Ndërsa Skënder Driza, 45 vjeç banues në Shijak, pasi Gjykata Catanzari/Itali ka lëshuar urdhrin e arrestit nr. 157/05 RMC, datë 02.11.2005, e ka dënuar me 20 vjet burg, për “Shfrytëzim prostitucioni” e “Bashkëpunim në organizatë kriminale”.
 
Interpol Tirana ka njoftuar Interpol Italinë për kryerjen e procedurave të mëtejshme me qëllim ekstradimin e tyre drejt Italisë. /albeu/kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit