12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Arrestohen dy durrsakë me armë në Tiranë

Më të lexuarat

Dy persona u ndaluan mbrëmjen e sotme në kryeqytet për armëmbajtje pa leje.
Efektivët e komisariatit nr. 5, në sajë të operacionit të koduar “Nënkalimi”, kapën në flagrancë shtetasit Valentin Kaci, banues në Durrës dhe Gazmir Vogli, edhe ky banues në Durrës.

Policia sekuestroi edhe armët që posedonin dy shtetasit, dy pistoleta, një tip “Zastava” dhe një TT të cilët e mbanin pa leje. Armët u gjendën në automjetin tip “Benc C klas”, në ngjyrë të zezë, i cili gjithashtu u sekuestrua.

Ende nuk ka ndonjë informacion për dy shtetasit. Materialet i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme./shekulli/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit