16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Arrestime masive në Prishtinë

Më të lexuarat

Gjatë operacionit që është zhvilluar mbrëmë në qendër të Prishtinës, 16 persona janë shoqëruar në stacionin policor.

Po ashtu, gjatë këtij aksioni janë bastisur 10 lokale.  Në 6 lokacione është gjetur drogë, kryesisht marihuanë.

Po ashtu, nga Policia thonë se gjatë operacionit janë konfiskuar 6 thika, një shufër metalike dhe 1 boks hekuri.

Ndërsa, Inspeksioni Komunal i Prishtinës ka mbyllur 3 lokale për shkak të parregullsive në dokumentacion.

Teksa po zhvillohej operacioni, drejtori rajonal i Policisë, Rexhep Sijarina, tha për se operacioni në lokalet te kompleksi “Lesna” është ndërmarrë me urdhër të Gjykatës.

Sipas Sijarinës, operacioni ka të bëjë me dyshimet për përdorim të narkotikëve, shitblerje të narkotikëve dhe kërkim të personave të dyshuar në kërkim.

Burimi:Kallxo.com

https://www.facebook.com/kallxo/videos/499908060536456/

https://www.facebook.com/kallxo/videos/2284480251576604/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit