Arrestime dhe tortura ndaj myslimanëve, ambasadori shqiptar hyn aty ku ndalohet OKB dhe përgëzon Kinën: E kuptojmë punën tuaj

0
267

Më shumë se 13 mijë myslimanë janë arrestuar që prej vitit 2014-të në rajonin Xinjiang të Kinës, por autoritetet ndërkombëtare raportojnë se numri është shumë herë më i lartë nga ai që raporton Pekini. Kongresi Botëror i Ujgurëve ka dorëzuar në 2018-ën një raport në OKB ku flitet për mbi 1 milion ujgurë myslimanë që mbahen në të ashtuquajturat ‘kampe riedukimi’, ndërsa disa raporte të tjera e çojnë numrin në 2 milionë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara, SHBA, Turqia, Gjermania, Britania e Madhe, Holanda dhe Kanadaja kanë dënuar veprimet e Kinës ndaj myslimanëve, të cilat i konsiderojnë kundër të drejtave të njeriut dhe lirisë fetare.

Ndërkohë, në të njëjtën linjë me Perëndimin dhe Turqinë nuk është rreshtuar Shqipëria, shtet laik por me shumicë myslimane, raporton Politiko.al.

Media kineze “Xinhua” raporton për një vizitë që ambasadori shqiptar në Pekin, Selim Belortaja, ka zhvilluar së fundmi në Urumqi, kryeqyteti i rajonit autonom Xinjiang. Në këtë vizitë, Belortaja shoqërohej edhe nga ambasadori serb, Milan Bacevic, dhe është takuar me Shohrat Zakir, kryetar i qeverisë rajonale.

Lidhur me këtë takim, kjo media raporton: “Duke përgëzuar rajonin në arritjet e tij dhe duke vlerësuar përpjekjet e Kinës në garantimin e lirisë së fesë për qytetarët, diplomatët thanë se e kuptojnë punën e Kinës në luftën kundër terrorizmit dhe de-radikalizimit.”

Por ndërkohë që përgëzimi i ambasadorit Belortaja për ‘punën e Kinës’ është bërë në fund të muajt mars, në fillim të të njëjtit muaj, Michelle Bachelet, Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, ka kërkuar nga Pekini që t’i garantojë akses në rajonin e Xinjiangut, për të verifikuar pretendimet e Departamentit Amerikan të Shtetit për 800 mijë deri në 2 milionë myslimanë ujgurë që mbahen në burgje dhe kampet e riedukimit. Kjo ishte kërkesa e dytë që OKB i drejtonte autoriteteve kineze, të cilat refuzojnë vazhdimisht inspektimet.

Ndërkohë, në muajn shkurt, ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Britanisë do të shprehej: “Ne jemi shumë të shqetësuar për persekutimin e ujgurëve myslimanë në Xinjiang.”

“Ne inkurajojmë autoritetet kineze dhe presim që të drejtat universale të njeriut, përfshirë lirinë e fesë, të respektohen dhe të sigurohet mbrojtja e plotë e identiteteve kulturore të ujgurëve dhe muslimanëve të tjerë”, do të shprehej Mevlut Cavusoglu, ministër i Jashtëm i Turqisë.

Xinjiang është rajoni që shtrihet në perëndim të Kinës dhe ka një popullsi prej gati 22 milionë banorë. 58% e popullsisë i përket besimit mysliman dhe 1% identifikohen si të krishterë, raporton Politiko.al.

Alarmi për persekutimin e myslimanëve në Kinë dhe veçanërisht në këtë rajon, por së fundmi edhe i të krishterëve, është dhënë disa herë nga organizatat ndërkombëtare ku Shqipëria bën pjesë, si dhe nga shtetet tona aleate. Ndërkohë që Shqipëria përpiqet të reklamojë në botë imazhin e saj si një vend i harmonisë fetare, ku të drejtat e çdo besimtari respektohen maksimalisht, ambasadori Selim Belortaja shkon në “vendin e torturave” dhe i jep mbështetje Kinës në një çështje ku kritikat kanë qenë të vazhdueshme, serioze dhe të shumta.

In this Sep. 17, 2018, satellite image released by Planet Labs, buildings are seen around the Kunshan Industrial Park in Artux in western China’s Xinjiang region. This is one of a growing number of internment camps in the Xinjiang region, where by some estimates 1 million Muslims are detained, forced to give up their language and their religion and subject to political indoctrination. Now, the Chinese government is also forcing some detainees to work in manufacturing and food industries. Some of them are within the internment camps; others are privately owned, state-subsidized factories where detainees are sent once they are released. (Planet Labs via AP)


INjë prej kampeve të përqëndrimit në Xinjiang, Kinë

Foto brenda një prej kampeve të përqëndrimit (2017)