12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Arratisen nga burgu dy shqiptarë të dënuar me burg të përjetshëm

Më të lexuarat

Dy shqiptarë të dënuar me burgim të përjetshëm janë arratisur nga burgu i Halkidikisë në Greqi.

Shqiptarët janë të datëlindjeve 1988 dhe 1986 dhe mediat greke raportojnë se arratisja ka ndodhur më 16 korrik.

Ata nuk janë paraqitur të martën në mëngjes gjatë numërimit dhe menjëherë autoritetet kanë nisur kërkimet.

Shqiptarët vuanin në Greqi dënimet për vrasje.

Administrimi i burgjeve njoftoi autoritetet policore të njëjtën ditë për tu vënë në kërkim të tyre.

Policia ka nisur kërkimet prej të martës, ndërsa janë njoftuar doganat, aeroportetet etj për të parandaluar daljen e tyre jashtë shtetit grek.

Të burgosurit në burgun Bujqësore Kasandra jetojnë gjysmë të lirë, duke u ofruar punë në strukturën e burgut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit