6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Armiqtë e fëmijëve

Më të lexuarat

Kafeina dhe pijet energjike kanë ndikime negative në sjelljen e fëmijëve. Një union mësuesish britanikë i kanë quajtur ato “drogëra të ligjshme”.
 
Unioni i quajtur “NASUWT” po punon për një projekt që lidhet me drogërat dhe alkoolin dhe po hulumton konsumimin e disa pijeve energjike.
 
Mësuesit kanë raportuar shqetësime në rritje për efektin e pijeve te sjellja, përqendrimi dhe nivelet e energjisë së nxënësve. 13% e mësuesve që iu përgjigjën pyetësorit i cituan këto pije si shkakun e sjelljes së keqe të nxënësve të tyre.
 
“Është hera e parë që shohim se një numër i madh mësuesish kanë filluar ta ngrenë këtë si shqetësim”, tha sekretari i përgjithshëm i NASUWT, Chris Keates. “Këto pije janë bërë shumë popullore te të rinjtë dhe shpesh shihen thjesht si pije të lehta, por shumë të rinj dhe prindërit e tyre nuk janë të vetëdijshëm se ato përmbajnë nivele të larta stimulantësh. Ato janë si drogëra të ligjshme”, shtoi ai.
 
Sipas tij, fëmijët duhet të konsumojnë jo më tepër se 200 mg kafeinë në ditë.
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit