7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Armët e gjetura në operacionin “Monstër” nuk janë përdorur në Smilkovc

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka pranuar se nuk ka gjetur armët me të cilët është shtënë në pesë viktimat e vrara më 12 prill pranë Liqenit të Hekuranës në fshatin Smilkovc të Shkupit.

Por, ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska deklaroi se edhe ekzistojnë dëshmi materiale të mjaftueshme, që janë konfirmuar si cilësore edhe nga prokurori, përmes të cilave mund të formohet akt- akuzë që do të ngarkojë personat e dyshuar si kryerës të veprës ‘terrorizëm’.

Sipas saj, nga ekspertiza e armëve të gjetura gjatë bastisjeve në operacionin “Monstër”, asnjë armë nuk ka rezultuar se me të është kryer vrasja.

Ministrja Jankullovska deklaroi se gjykata është ajo që duhet të vlerësojë dëshmitë dhe se apeloi që ti jepet hapësirë këtij institucioni pa asnjë lloj presioni. “Policia disponon me dëshmi të ndryshme që janë dorëzuar pranë Prokurorisë, por nuk do të dëshirojmë të ndërhyjmë në vlerësim dhe kualifikime që duhet të sillet nga gjykata përgjegjëse”, deklaroi ministrja Jankullovska.

Lidhur me arratisjen e dy personave të kërkuar dhe të dyshuar si kryerësit kryesor të vrasjes së pesëfishtë, Jankullovska deklaroi se nuk ka informacione plotësuese që mund të informojë opinionin.

Ajo shtoi se MPB ka ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar qetësi dhe po ndjekë zhvillimet në planin e sigurisë. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit